image

Elda Fejzo - Përshtypjet e saj për trajnmin në Dizajn Grafik

Innospace Tirana: Më shumë rreth Eldes?

Elda: Jam 23 vjeç dhe kam mbaruar studimet për Psikologji në Universitetin e Tiranës në vitin 2018. Kam qenë gjithmonë e apasionuar pas Dizajnit Grafik dhe Ilustrimeve, dhe kjo më ka shtyrë që t’i praktikoj edhe pa qenë e arsimuar në këto fusha, gjatë edhe pas universitetit. Trajnimi i Innospace ishte një mundësi e mirë për të përvetësuar njohuritë që kisha dhe për të mësuar më shumë.

Innospace Tirana: Si degjuat per trajnimin ne Innospace Tirana Academy?

Elda: Një mikeshë më dërgoi njoftimin e postuar në Instagram për kursin e Dizajnit Grafik dhe vendosa të regjistrohesha.

Innospace Tirana: Si ka qene experienca juaj gjate trajnimit?

Elda: Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe e vlefshme. Joreldi është shumë mbështetës dhe i përgatitur, çdo orë ishte e organizuar në mënyrë interaktive, praktike dhe tërheqëse, si dhe mund të them që kam mësuar shumë dhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Ambjenti gjithashtu ishte perfekt 😊

Innospace Tirana: Mendimi juaj per kurikulen e programit dhe metodiken trajnimit?

Elda: Mendoj se ishte e organizuar në mënyrën e duhur. Kur flitet për Dizajnin Grafik shpesh mendohet përdorimi i duhur i programeve si Illustrator, Photoshop dhe InDesign etj., duke anashkaluar njohuritë dhe parimet teorike, si dhe procesin krijues që nevojitet gjatë punës. Kurrikula ishte e organizuar në mënyrë të tillë që të prekej si aspekti teorik i Dizajnit Grafik dhe ai praktik. Gjithashtu mu dukën shumë të vlefshme orët ku shpjegohej marrëdhënia klient – dizajner, pasi shpesh profesionistët e lirë gjenden në vështirësi në hapat e tyre të para.

Innospace Tirana: Pjesa pas trajnimit ( ku punoni tani?) a ju ka ndihmuar ky program ne rolin qe keni aktual?

Elda: Jam duke punuar si Assistant Graphic Designer tek Deloitte që prej një muaji, si dhe në kohën time të lirë krijoj postera apo ilustrime të cilat i shpërndaj në Instagram. Njohuritë që mora nga ky trajnim i përdor në përditshmërinë time.

Innospace Tirana: Plani jauj afatgjate. Ku e shikoni veten pas 5 -10 vjetesh?

Elda: Për momentin nuk kam asnjë plan. Do të doja të vazhdoja të praktikoja Dizajnin Grafik dhe Ilustrimin dhe ndoshta një ditë arrij të ilustroj/dizenjoj një nga kopertinat e revistës The New Yorker.

Innospace Tirana: A do e sygjeronit trajnimin e Dizajnit Grafik ne Innospace Tirana Academy?

Elda: Patjetër! Ja sugjeroj kujtdo që është fillestar ose ka disa njohuri bazë dhe dëshiron të mësojë Dizajnin Grafik, pasi përmbledh të gjitha njohuritë që një dizajner ka nevojë në hapat e para, sidomos nëse do ta praktikojë si një profesionist i lirë (freelancer).

Për tu rregjistruar në kursin e rradhës në Grafik Dizajn më 19 Prill, ju lutem klikoni më poshtë: